SKANDALI: Ramadan Avdiu, konsull me rang ambasadori !

0
397

Prishtinë, 4 nëntor – Ministria e Punëve të Jashtme ka pretenduar ta bëjë zëvendësministrin e Financave, Ramadan Avdiu, me dy tituj. Atë të ambasadorit dhe të konsullit të përgjithshëm. Por, pengesë i ka dalë Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme. Ky i fundit konsideron se emërimet e tilla nuk janë në harmoni me ligjet që e rregullojnë sistemin diplomatik vendës. Burime brenda Komisionit për Punë të Jashtme kanë bërë të ditur se rasti Avdiu ka më shumë se një muaj që ka filluar të trajtohet në komision, mirëpo, të mërkurën e kësaj jave, përfundimisht, MPJ-së i është kthyer përgjigje negative për të.

Një nga deputetët e këtij komisioni ka treguar se qysh nga fillimi ky rast është përcjellë me paqartësi dhe keqkuptime.

“Para rreth një muaji ne e kemi ftuar Avdiun në intervistë dhe kur filluam t’i parashtrojmë pyetje, ai na tha se nuk e kupton pse duhet të përgjigjet, kur MPJ-ja e ka propozuar atë për konsull të përgjithshëm, e jo për ambasador. Ne mbetëm të habitur dhe e pyetëm, pse ke ardhur atëherë në intervistim, kur e ke ditur se Komisioni për Punë të Jashtme nuk i trajton propozimet për konsuj”, ka treguar burimi i gazetës. 

Të vënë në një situatë të tillë, sipas tij, Komisioni e pa të udhës që ta lirojë Avdiun dhe t’i kërkojë MPJ-së sqarime se ku dhe në cilën pozitë kishte menduar të dërgohej saktësisht ai.

Ramadan Avdiu njihet dhe gjat aktivitetit në Zvicërr si njeri i Thaqit apo në anen e Fraksionit të THAQI – HALITI – SYLA të cilet përbenin nje fraksion brenda LPK-së që u katapltuan në Shtabin e Përgjithshem të UCK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu