Skandali tjetër i EULEX

0
700

Eluxei

Misioni i EULEXit është përfshirë edhe në një skandal tjetër. Dy ish-pjesëtarë të këtij misioni, Romuald Pichard dhe prokurorja Isabella Arnal, pritet të hetohen për afërsinë e tyre me politikanë të lartë në Kosovë, të cilët dyshohet të kenë orkestruar aktakuzën kundër ish-ministrit kosovar të Transportit, Fatmir Limaj. Bëhet fjalë për rastin në të cilin Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion.

Pichard, që ka qenë këshilltar i ish-shefit të EULEX-it, dyshohet se ka pasur lidhje të afërta me njerëz të PDK-së, përkatësisht me kreun e Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli. Për përpilimin e dosjeve me pretendime të pavërteta, në rastin e Ministrisë së Transportit do të hetohet edhe prokurorja Isabelle Arnal.

Për këto ka folur publikisht edhe i akuzuari Fatmir Limaj, i cili ka thënë se është i gatshëm t’ua ofrojë të gjitha dëshmitë hetuesve të EULEX-it për të dy këta persona. Por, pretendimet e Limajt nuk preferon t’i komentojë Misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX. Ky mision është izoluar pas skandalit të denoncuar nga prokurorja Maria Bamieh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu