Skandaloze: Fillon hakmarrja ndaj Agron Lutës, pse doli kundër Komisionit për Matjen e Territorit!

0
750
The head of the Democratic Party of Kosovo, Hashim Thaci (L), and the head of the Democratic League of Kosovo (LDK), Isa Mustafa, sign a coalition agreement in Pristina on December 8, 2014. The two major Kosovo political parties on December 8 reached a deal on forming a government and ending a six-month political stalemate that has blocked the former Serbian province since June snap elections. AFP PHOTO / ARMEND NIMANI

Përfaqësuesit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Agron Luta duket se i ka kushtuar shtrenjtë kundërshtimi i raportit të Komisionit Qeveritar për Matjen e Territorit të Kosovës.

Gazeta Blic nga burime të sigurta brenda AKP-së ka marrë vesh se Luta është çuar në Komision disiplinor, pse ky i fundit nuk e kishte nënshkruar raportin e Komisionit Qeveritar për Matjen e Territorit të Kosovës dhe kishte dalë publikisht kundër këtij raporti.

Ndërkaq, vetë Luta nuk ka dashur që të komentoj asgjë rreth këtij rasti.

Gazeta Blic ka provuar të kontaktoj disa herë më Agron Lutën, mirëpo ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, ditën kur Komisioni Qeveritar e kishte prezantuar raportin, Luta në një deklaratë që u kishte dhënë mediave, kishte thënë se ai nuk pajtohet me këtë raport, ngase sipas tij, është politik dhe mënyra se si është përpiluar, nuk është kredibil.

“Për mua ky raport është i papranueshëm. Sidomos te pjesa e analizës së materialeve”, kishte thënë ai.

Ndërkaq, ndaj këtij vendimi të AKP-së kanë reaguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja e ka quajtur skandaloz këtë vendim të menaxhmentit të AKP-së.

“Nëse AKP ka vepruar kësisoj, ka bërë shkelje të madhe ligjore”, ka thënë Muja për Gazetën Blic.

“E para, z. Luta nuk ka pasur asnjë detyrim të pranojë ndonjë kushtëzim jashtë vullnetit të tij dhe prononcimi i tij, e më pas largimi nga komisioni i pensionerëve dhe pseudointelektualëve, ka qenë çështje që i takojnë atij. Qartë po shihet se qeveria ka filluar aplikimin e politikave të inkuzicionit”, tha Muja.

Deputeti i PDK-së konsideron se me çuarjen e Lutës në komision disiplinor, AKP po tregon që nuk është aspak institucion i pavarur, por qenka vegël e qeverisë.

Ai tha se do të kërkojnë raportim të menaxhmentit të AKP-së në Komision Parlamentar për këtë rast. “Poashtu do të kërkojmë një seancë të veçantë parlamentare për këtë anim të AKP-së”, tha ai.

Përfitojnë Tomor Çela e Murat Meha

Derisa ndaj Lutës institucionet u hakmorën, në anën tjetër, mbrojtësi i versionit aktual të demarkacionit, Tomor Çela, i cili ishte edhe zëdhënës i Komisioni Qeveritar për Matjen e Territorit u avancuan në gradë akademike.

Pos, tij nga mbrojtja e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi ka përfituar edhe Murat Meha, i cili ishte kryetar i Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Gazeta Blic ka raportuar se si rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema nuk kishte guxuar që t’ia ndërpreste kontratën Mehës, përkundër që ky i fundit i mban dy punë të rregullta.

Madje njëri nga ministrat e qeverisë aktuale, ishte angazhuar personalisht që të shkojë tek rektori Marjan Dema, që të mos ia ndërpresë kontratën Mehës.

Në anën tjetër, pos Lutës edhe dy përfaqësues të këtij komisioni, Fitim Humolli edhe Faruk Bojaxhi.

Derisa Humolli kishte theksuar se matja e territorit është bërë në mënyrë skandaloze, duke u bazuar në shtylla elektrike, Faruk Bojaxhi nga Agjencia Pyjore e Kosovës, i cili ishte pjesë e Komisionit në një prononcim ekskluziv për Gazetën Blic,  ka thënë se 18 nagastra pyjore kanë mbetur jashtë Kosovës.

Bojaxhi e Humolli tregojnë për shkeljet e komisionit të Isa Mustafës

“Unë që nga takimi i dytë ja kam bërë të ditur komisionit se Agjencia Pyjore e Kosovës posedon një Plan Afatgjatë të Menaxhimit me Pyje të hartuar në vitin 1997 i miratuar në Beograd, ku mbështetur në këtë plan, 18 ngastra Pyjore kanë mbetur jashtë kufijve te Kosovës pas Demarkimit”, ka thënë Bojaxhi.

Drejtuesit e vendit, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë shtuar presionin ndaj deputetëve që të votohet demarkacioni. Madje, shefi i qeverisë, i cili është njëherësh edhe lider i LDK-së u ka thënë publikisht deputetëve të partisë së tij, që ata që nuk e votojnë demarkacionin më nuk kanë vend në LDK.

Partitë opozitare ndërkaq, vazhdojnë të kundërshtojnë demarkacionin, duke paralajmëruar edhe tensionim të madh të situatës, nëse do të riprocedohet në Kuvend, versioni aktual i demarkacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu