Skandaloze: Flamuri i Kosovës i leckosur para ambasadës në Podgoricë (Foto)

0
741

Shqiptarët në Mal të Zi janë shprehur të brengosur me gjendjen e flamurit të Kosovës para ambasadës në Podgoricë.

Në redaksinë e “Zërit” Grupi i Shqiptarëve në Mal të Zi, kanë dërguar fotografi ku shihet flamuri i Kosovës i leckosur.

“Si shqiptarë të Malit të Zi jemi thellë të brengosur se si ambasadori Hysa e trajton këtë flamurë para Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, duke pasë parasysh se për të ardhur deri te shteti i Kosovës dhe ky flamurë është derdhë gjak nga shqiptarët e të gjitha trojeve”, thuhet në reagimin e Grupit të Shqiptarëve në Podgoricë.

Kujtojmë se Kosova në Mal të ZI përfaqësohet nga ambasadori Ylber Hysa.

“Zëri” ka provuar të marrë një prononcim nga MPJ-ja për këtë rast, por nuk kanë kthyer përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu