SKANDALOZE || Kryeministrin Mustafa nuk e lënë të flas në varrimin e Stavilecit

0
590

Varrimi i Stavilecit

Kryeministrit të vendit, Isa Mustafës nuk ia ka ecur sot dita mirë. Edhe pse ishte prjesëmarrës në akademinë përkujtimore kushtuar veprës dhe jetës së akademikut Esat Stavileci, atij nuk ia dhanë fjalën. Kështu kanë thënë burime të Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri Mustafa kishte pritur që të thoshte një fjalë rasti, mirëpo që kësaj radhe u injorua keq nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, nën patronazhin e së cilës u organizua kjo ceremoni lamtumirëse.

Në këtë ceremoni, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, e cila ka thënë se “e veçanta e kësaj dite nuk mbeti vetëm tek dhimbja e ndarjes fizike të akademik Stavilecit por edhe te krenaria që emri dhe vepra e tij i dhuroi Gjakovës. Përtej të gjitha virtyteve profesori ynë u angazhua që gjdo gjë përreth tij t’i falte drejtësi duke na treguar se e padrejta më e madhe që bëhet shpesh është vet jeta. Jo më kot akademik Stavileci tha: Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira e gjysmën tjetër me pakënaqësi për mospërmbushjen e tyre”, tha Kusari – Lila.

Fjalë të mira dhe kujtime për kolegun pati edhe Minir Dushi. Ai në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve foli për angazhimet e profesorit tashmë të ndjerë Esat Stavilecit.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe vajza e tij, Miranda Stavileci dhe ushtruesi i detyrës së Rektorit të Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, raporton Gazeta Blic.

Esat stavileci u lind më 11 korrik 1942, në Gjakovë, ku e kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Studimet e Larta të së Dre jtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974. Prej vitit 1965 deri në pensionim punoi profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoraturës. Ai u varros sot në Gjakovë.

varrimi i Stavilecit

varrimi stavilecit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu