S’kemi SHIK- në Polici

0
1031

Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, në konferencën e tij 40 minuteshe para mediave nuk ka mundur tu ikë pyetjeve rreth akuzave të kreut të Prishtinës Isa Mustafa se brenda policisë ka struktura të SHIKU-t. Ai pasi prezantoi punën në 6 mujorin e parë të këtij viti, u përgjigje edhe në interesimin e gazetarëve rreth deklaratave të Mustafës.

Maliqi më këtë rast potencoi se gjithë njerëzit në polici kanë ardhur nga struktura të ndryshme, duke mos përjashtuar SHIKU-n, por sipas tij kjo organizatë e ka bërë të qartë se nuk ekziston më.

“Të gjithë ne vijmë nga strukturat e ndryshme në kuadër të Policisë së Kosovës. Nuk është pengesë nëse në të kaluarën i ka taku struktrës së tillë, mirëpo është thënë publikisht se pas shpalljes së pavarësisë SHIK-u, ka ndërpre çdo aktivitet të vetin dhe tani unë besoj se SHIK nuk ka më në institucione duke përfshirë edhe policinë”, ka thënë Maliqi.

(indeksonline)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu