Skenat dhe prapaskenat e Grand-it

0
866

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), dy ditë pas një fushate mediale, e cila ka prezantuar dosje të vjetra dhe të mbyllura qysh në kohën e UNMIK-ut edhe të EULEX-it, ka shtyrë vendimin për hotelin “Grand”.

Të enjten bordi i AKP-së ka hapur dyshime për rreshtim pas fushatës të orkestruar mediale, ku janë prezantuar çështje të hetuara dhe të mbyllura në mungesë të fakteve rreth prejardhjes së parave për blerjen e hotelit “Grand” në Prishtinë.

Pavarësisht kompletimit të dokumentacionit të aks ionarëve bordi i AKP- së pa asnjë arsye ka shtyrë vendimin përfundimtar rreth çështjes së hotelit “Grand”, duke u bërë haptazi pjesë e fushatës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shtyrë për një muaj afatin për marrjen e vendimit rreth fatit të hotelit “Grand” në Prishtinë, pavarësisht se aksionarët kishin dorëzuar në AKP-së garancinë bankare për investime në këtë hotel.

Kjo është e hera e disatë që shtyhet vendimi nga AKP-ja. Me 15 mars është kërkuar që të dorëzohen garancioni bankar biznes plani deri me datën 29 mars.

Blerësit kanë dorëzuar të gjitha dokumentacionet edhe serish vendimi nuk është marr. AKP ka shtye edhe për një muaj, derisa është mësuar se të mërkurën, Zylqif Berisha i cili deri me tash është thirrur si pronari i vetëm i këtij hoteli ka nënshkruar dokumentacionin i cili i njeh pronarët me shumicën e aksioneve prej 60 për qind të kompanisë “Mabetex” dhe “Eurokoha” .

Burime të gazetës kanë bërë me dije se që nga vitit 2006 janë bërë përpjekje që të ndalet blerja e këtij hoteli nga këta persona.

“Në vitin 2006 kur u privatizuar hoteli Grand, Zyleqif Berisha ka shkuar në Vjenë për të takuar pronarët e kompanisë Mabetex që të ju kërkoj para. Në atë kohë janë transferuar paratë nga banka zvicerane, dhe disa muaj më vonë ne prill të vitit 2006 dikush në AKM mori vendim që të kthehen edhe njëherë paratë në bankën e Zvicrës, përpjekje kjo që në start që të prishet kjo blerje. Mirëpo paratë sërish kanë ardhur në Kosovë në xhirollogarinë e Zylqif Berishës prej nga edhe është bërë pagesa për hotel in Grand”, ka bërë me dije burimi i gazetës.

Ndërkohë që hetimet janë nisur nga UNMIK-u për prejardhjen e parave, por ai është mbyllur në mungesë të fakteve, në vitin 2008 edhe EULEX-i hap sërish rastin por prapë mbyllet në mungesë të fakteve.

Pronarët me shumicë të aksioneve të hotelit Grand kanë bërë me dije se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre legjitime për Grand-in. Ndërkohë qe AKP-ja tash gjashtë vjet zhagit këtë proces duke dëshmuar haptazi presionet nga grupe të ndryshme interesi për të prishur këtë proces.

Arsyetimi zyrtar i AKP- së për shtyrjen e vendimit është dhënë se aksionarët e hotelit “Grand” kanë dorëzuar në momentin e fundit garancinë për investime në këtë hotel.

Haxhi Arifi, anëtar i bordit të AKP-së, thotë se aksionarët e hotelit “Grand” kanë dorëzuar në AKP dokumentacionin vetëm 30 minuta para se të fillojë mbledhja.

“Aty ka shumë dokumente e duhet kohë për t’i shqyrtuar, kështu që vendimi është marrë për këtë arsye”, tha Arifi .

Sipas tij, përpos kësaj asnjë arsye tjetër nuk ka pasur për shtyrje të marrjes së vendimit rreth çështjes së hotelit “Grand”.

Në anën tjetër Selim Pacolli, njëri nga aksionarët e hotelit ‘Grand” pranon se dokumentacioni është dorëzuar pak me vonesë, por sipas tij nuk ka pasur nevojë që vendimmarrja të shtyhet për një muaj.

“Ndoshta është dashur të shtyhet për disa ditë, por nuk ka pasur arsye që shtyhet gati për një muaj vendimi”, tha Pacolli.

Sipas tij, aksionarët kanë arritur marrëveshje dhe atë e kanë dorëzuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Nga, Enis Veliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu