Skender Hyseni e thotë “fjalën” e tij: Jem gati të Qeveris Kosovën

0
116
Skender Hyseni e thotë “fjalën” e tij: Jem gati të Qeveris Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ndërmarr hapat e fundit për formimin e qeverisë së re.

Të dielën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të formuar qeverinë e re të vendit.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë për lajmi.net, se partia e tij është e gatshme që formojë qeverinë e re.

Sipas Hysenit, LDK-ja është e gatshme që të përballet edhe me dialogun dhe me të gjitha çështjet që janë para Kosovës.

“Nuk e kam parë asnjë tweet të ambasadorit Grenell, por krejt çka mund t’ju them është në parim LDK-ja e ka thënë përmes deklaratave të qarta të kryetarit Mustafa se ne do të veprojmë për të miren e Kosovës dhe Dialogun me Serbin.

LDK-ja është e gatshme të përballet me të gjitha çështjet të cilat janë para Kosovës duke përfshirë dialogun dhe çdo gjë tjetër, prandaj asgjë nuk mund të them në këtë fazë më shumë sepse ne i respektojmë vullnetin e Popullit dhe Voten e Qytetarit dhe në kohën e duhur do ta themi gjënë e duhur”, u shpreh Hyseni.

Theksojmë se me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, më 25 mars të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Deri te rrëzimi i qeverisë erdhi pasi që Kurti kishte shkarkuar nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, pa e njoftuar dhe konsultuar paraprakisht me LDK-në, gjegjësisht Isa Mustafën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu