Skender Hyseni edhe kur u “zgjua”, për Kumanovën nuk foli!

0
599

Hysenovici

Shkup, 11 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni pas një muaji e gjen të udhës që të kalojë 80 kilometra rrugë dhe të takohet me homologun e tij maqedonas Mitko Çavkov.

Mosardhja e ministrit kosovar Skender Hyseni në Maqedoni menjëherë pas incidentit në lagjen e Trimave në Kumanovë ka ngritur dyshime të mëdha në opinion se Qeveria e Kosovës aspak nuk është e interesuar për të vrarët në Kumanovë dhe të paraburgosurit në burgun e Shkupit, raporton Zhurnal.

Ky incident që alarmoi bashkësinë ndërkombëtare ku reaguan edhe shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe shetet të tjera me ndikim në botë si Gjermania, Turqia, mirëpo ministri kosovar Hyseni edhe pse sipas informacioneve të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI) thuhet se ka pasur dijeni para një viti, ai nuk ka vepruar që së paku të parandalojë apo të arrestojë “djemtë problematik” të cilët u vranë në rrethana të paqarta, shkruan Zhurnal.

Vetë fakti se ministri Hyseni nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth rastit të Kumanovës flet se ai dëshiron ti ikë përgjegjësisë.

Analistët politik janë të mendimit për rastin e Kumanovës, ministri Hyseni duhet të mbajë përgjegjësi politike për shkak se bëhet fjalë për shtetasit e vet dhe është e patolerueshme që një shtet i pavarur si Kosova mos ti kontrollojë qytetarët e saj.

Mersel Bilalli, profesor universitar dhe këshilltar politik i ish kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski thotë se mosdeklarimi i ministrit kosovar për ngjarjet në Kumanovë tregon papërgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

“Derisa organet zyrtare dhe përfaqësuesit zyrtar nuk janë të gatshëm të japin deklarata në lidhje me çështjen e caktuar mendoj se nuk janë të gatshëm të japin informacione që mund të jenë shumë të ndjeshme. Absolutisht kjo është një mospërgjegjësi nga ana e Kosovës, mosrespekt ndaj opinionit dhe papërgjegjësi ndaj funksionit që ushtrohet”, deklaroi për Zhurnal, Mersel Bilalli, analist politik dhe këshilltar i ish kryeministrit të Maqedonisë.

Sipas tij, institucionet e kanë për obligim që për çdo çështje të japin përgjegjësi.

Ndryshe, më 9 maj në Kumanovë 9 shtetas të Kosovës u vranë dhe mbi 20 u arrestuan në burgun e Shutkës, një incident i përmasave ndërkombëtare që për autoritetet kosovare nuk ishte asgjë, pasi plot një muaj kryepolici kosovar nuk erdhi as në Shkup e as në Kumanovë.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu