
Në disa media mëngjesin e sotëm u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgoj të presidenti Hashim Thaçi, emrin e Skënder Hysenit si mandatar për formimin e Qeverisë.
Ndryshe, LDK para disa ditësh ka thënë se ekziston vullneti që nëse u jepet mandati ta formojnë Qeverinë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet joshumicë në Kuvend.