Skender Hyseni zëvendëson Edita Tahirin – do t’i drejtojë negociatat në Bruksel

0
854

Skender Hyseni

Ish-Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni i LDK’së pritet të jetë në krye të delegacionit të Kosovës në bisedimet Prishtinë-Beograd.

Burime të Express kanë thënë se Hyseninuk do të jetë në pozitën e Ministrit por vetëm udhëheqës i Ekipit dialogus të Kosovës në aspektin teknik.

Express ka provuar të marrë një deklaratë nga Skender Hyseni, por ai nuk është lajmëruar në telefon.

“Të dy partitë janë pajtuar me propozimin e Hysenit për të udhëhequr dialogun”, ka thënë një zyrtar i LDK’së.

Deri më tash, PDK dhe LDK s’kanë thënë asnjë deklaratë publike lidhur me marrëveshjen e arritur mes Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu