Sllavizohet emri i komunës Liqenas në Pustec

0
408

Kuvendi i Shqipërisë me propozim të deputetit të PD-së, Edmond Spaho në komision e ligjeve ka ndërruar emrin e komunës Liqenas në emër sllav Pustec, me kërkesë të banorëve të deklaruar si maqedonas në këtë komunë.

Emri Pustec i takon terminologjisë sllave, që në shqip do të ‘shkretë/ tirë”.

Deputetët e Partisë Socialiste e kundërshtuan propozimin me arsyetimin se ndryshimi i emrit të komunës vetëm pak kohë para zgjedhjeve do të krijonte precedent.

Sipas tij ndryshimi i emrit të komunës mund të kthehej në një çështje referendumi lokal.

“Kërkohet konsensusi i palëve për ligjin për ndarjen territoriale duke shtuar se duhet bërë edhe një reformë e plotë. Këto janë ligje të rëndësishme dhe kërkohet reformë territorial, jemi dy muaj para zgjedhjeve. Ndryshimi i emrit të komunës nuk mund të bëhet në fund të mandatit, do krijohej precedent. Ky propozim mund të kthehej në një çështje referendumi lokal” ka theksuar deputeti socialist Bashkim Fino.

Ndërsa deputetit demokrat Edmond Spaho ka theksuar se çështja nuk ka të bëjë me fundin e mandatit duke shtuar se referendumi konsiderohet kur banorët bëjnë peticion.

Ndërkohë edhe pas kundërshtimeve të opozitës, komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e mazhorancës propozimin e komunës Liqenas në Korçë për ti ndryshuar emrin në komuna Pustec. Ky vendim në opinionin publik shqiptar në Maqedoni është vlerësuar skandaloz nga partia shqiptare në qeverinë e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu