Sllovenia kthen mbrapsht një autobus me udhëtarë nga Kosova, po shkonin në Zvicër

0
491
Sllovenia kthen mbrapsht një autobus me udhëtarë nga Kosova, po shkonin në Zvicër

Një qytetar që ka dashur të mbes anonim, në një mesazh të publikuar në një faqe në Facebook me emrin “Gjakova Sot”, ka lutur të gjithë qytetarët e Kosovës të mos nisen në drejtim të Evropës përmes Sllovenisë sepse nuk po u lejohet që të kalojnë.

Ai thotë se është detyruar të kthehet prapa bashkë më afër 40 persona të tjerë që gjendeshin në një autobus.

“Ju kisha lut te gjithe juve qe udhetoni nga Kosova per ne Europe permes Sllovenise qe keni Viza pune, Viza turistike qe nuk mund te kaloni as transit as kurqysh hiq, se nuk ju len Sllovenia. Vetem ata qe kan lejeqendrim ne Europe perndryshe asnjo nuk kalon. Ndersa ata qe kan dokumente Sllovene dhe vijne nga Kosova jane te detyruar te futen 14 dite ne karantine. Pasi mu anulu bileta e aeroplanit u detyrova me udhetu me autobus dhe mbreme i kan nda ne dy autobusa udhetaret dhe dikun 30-35vete i kan kthy mbrapa per KS. Informohuni mire para se te merrni vendim me udhetu”, shkruan në mesazhin e publikuar në faqen “Gjakova Sot”, përcjell Zëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu