Smaka tregon se çfarë do të duhej të bënte Mikullovci dhe si do të vazhdojë tash seanca konstituive

0
758

Shtyrja në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare e seancës konstituive qysh në fillim tregon shkallë të papërgjegjshmërisë politike.

Kështu ka deklaruar eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka duke shtuar se deputeti më i vjetër i Kuvendit, Adem Mikullovci nuk diti ta menaxhoj seancën dhe ajo u mbyll pa miratimin e shumicës.

“Z.Mikullovci nuk diti ta menaxhoj seancën pasi në një moment u dha një propozim nga Hoxhaj ai propozim nuk kaloj, nuk i mori 61 vota dhe u refuzua. Mikullovci duhet të thoshte seanca vazhdon punën ju të PAN-it Grupit Parlamentar të parë, nëqoftëse e keni kandidatin për kryeparlamentar propozone nëse nuk e keni konstatojmë se nuk e keni propozuar kandidatin dhe kjo mbledhje do ta caktojë mbledhjen tjetër në të cilën Grupi Parlamentar që do t’i ketë 61 mandate do ta propozoj kandidatin e vet”, ka thënë Smaka për lajmi.net.

Sipas tij, meqenëse propozimi i PAN-it nuk u dha në votim për kandidatin e caktuar nuk mund të konsiderohet si përfundim i seancës, por vetëm ndërprerje temporare.

“Seanca u dashtë të vazhdojë e faktikisht Mikullovci miratoi propozimin e PAN-it të cilin Kuvendi e refuzoj”.

Smaka ka theksuar se tani duhet të caktohet një seancë e re duke shtuar se sa më vonë të caktohet seanca tjetër është në favor të PAN-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu