Sokoli po mbahet në dhomë izolimi në burgun e Manastirit

0
769

Sokoli 2

Komandanti i UÇK-së, Sami Ukshini i njohur si Sokol po mbahet në dhomë izolimi në burgun e Manastirit. Kjo është bërë e ditur nga avokatja mbrojtëse, Artene Iseni.

Ajo nënvizoi se ka bërë kërkesë që klienti i saj të transferohet në një burg me kushte më të mira dhe t’i mundësohet trajtimi dhe kujdesi i duhur shëndetësor.

Sipas avokates Artene Iseni, për këtë qëllim është kërkuar reagimi i ministrit të Drejtësisë, Adnan Jashari, ai i Avokatit të Popullit dhe i gjyqtares që shqiptoi masën e paraburgimit.

Megjithatë, dy institucionet e para në përgjigjet e tyre me shkrim kanë sqaruar se nuk kanë kompetenca lidhur me transferimin e të dënuarve ose të akuzuarve nga një burg në një tjetër, ndërsa gjykatësja e rastit ka vendosur të hesht.

Për sa i përket rastit të Kumanovës, avokatët e të akuzuarve kanë vazhduar ankesat dhe akuzat lidhur me mbylljen e Prokurorisë publike në aspektin e njohjes së tyre me provat që janë siguruar me hetimet e deritanishme.

“Megjithëse kaluan më shumë muaj arrestimi dhe shqiptimi i masës së paraburgimit, ne deri më sot nuk jemi njohur me asnjë provë. Arsyetimi i Prokurorisë mbetet i njëjtë, se janë duke vazhduar hetimet dhe marrja në pyetje e të akuzuarve.

Gjithashtu, vetë prokurorët kishin vërejtje lidhur me ankesat tona dhe reagimet tona nëpër media, duke na sugjeruar të presim dhe mos prononcohemi, megjithëse Ligji është i qartë dhe parasheh bashkëpunim të vazhdueshëm midis prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve”, tha për gazetën “Koha”, avokatja Artene Iseni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu