Sot është Dita “D”!

0
783

Lideret e Kosovës

Sot është dita kur ndërkombëtarët në përgjithësi dhe amerikanët në veçanti, liderëve të partive politike të Kosovës u kanë dhënë “afatin” e fundit për daljen nga kriza e cila Kosovën e ka kapluar tash pesë muaj.

Dje, liderët e partive politike të Kosovës, Thaçi në njërën anë dhe Mustafa, Kurti, Haradinaj e Limaj në anën tjetër u zunë në “mat“ nga deklaratat e rënda të ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson.

Jacobson, në një diskutim publik të organizuar nga organizata joqeveritare FOL, pos që „prangosi“ korrupsionin si fenomen të shprehur gjithandej tek partitë politike, në të njëjtën kohë foli edhe për krizën politike.

Gazeta Blic mëson se pas deklaratave të djeshme, Jacobson ka shkuar drejt e në Presidencë ku është takuar me Jahjagën.

E pasi e para ka dalë prej aty, rreth orës 16:00 në Presidencë kanë qëndruar edhe Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj – këso radhe pa dijeninë e mediave dhe opinioni.

Ky takim u bë i ditur vetëm pasi mbaroi.

Burime nga Presidenca i kanë thënë Gazetës Blic se Mustafa e Haradinaj janë treguar të gatshëm që t’ia lëshojnë PDK-së postin e kryeparlamentarit me kushtin që të garantohet zgjedhja e Qeverisë nga Blloku.

Mirëpo edhe kjo del të jetë bukur e paqartë pasi që vet Jacobson dje tha se “asgjë nuk e garanton” zgjedhjen e mandatarit të dytë dhe se këtë nuk e “garantojnë” vetëm numrat.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e sotme të cilat ose do t’i japin një kahje të re krizës ose do ta thellojnë atë edhe më.

As Jacobson e as Jahjaga s’i kanë përjashtuar zgjedhjet si opsionin e fundit për të dalë nga kriza e pashembullt e cila Kosovën e ka përfshirë tash 5 muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu