Në orën 14 është caktuar seanca për Murat Jasharin, për t’u vendosur masa e sigurisë ndaj tij.
Lajmin për KTV e ka konfirmuar avokati i tij, Emrush Kastrati.
Kujtojmë se dje në orët e hershme të mëngjesit për plagosur me armë zjarri avokati Azem Vllasi, në derë të shtëpisë së tij.
Policia e Kosovës, pas pak orësh, ka arritur të arrestojë dy të dyshuar për këtë sulm, Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën.