Sot protestojnë Veteranët e UÇK-së dhe Studentët kundër Gjykatës Speciale!

0
606

UCK-ja

Organizatat e dalura nga lufta, të përkrahura nga Parlamenti i Studentëve do të protestojnë sot në Prishtinë kundër, siç është thënë  “padrejtësive”.

Këto protesta vjinë në kuader të “padrejtësive të vazhdueshme” që janë bërë dhe po bëhen nga Gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos votohet Gjykata Speciale, pasi që është e dëmshme për luftën dhe institucionet e Kosovës. Xhavit Jashari, përfaqësues i organizatave të dalura nga lufta, deklaroi dje që krijimi i Gjykatës Speciale i suprimon vlerat e vendit.

“Gjithashtu duhet të kundërshtojmë fuqishëm edhe formimin e Gjykatës Speciale që mendojmë që është shumë e dëmshme jo vetëm për luftën por është e dëmshme edhe për vetë institucionet sepse suprimon autonominë, suprimon shtetësinë, suprimon drejtësinë në Kosovë dhe mendojmë që ne duhet ti fuqizojmë organet e drejtësisë që i kemi këtu.” tha Jashari.

Sipas tij, që nga përfundimi i luftës janë shkelur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillimisht nga UNMIK-ut duke ngritë akuza, dyshime për luftën d he pjesëtarët e saj e më pastaj ka vazhduar edhe me misionin e EULEX-it.

Arben Mehmeti, përfaqësuesi i Parlamentit Studentor, organ ky që ka dalur në përkrahje të kësaj proteste deklaroi që tendencat për ta njollosur luftën e UÇK-së janë të gabuara dhe të papranueshme për rininë studentore dhe besojnë që deputetet e Kuvendit do të jenë të kujdesshëm dhe nuk do të votojnë diçka që ndërhynë në sovranitetin e shtetit dhe që është edhe në dëm të interesave kombëtare.

Protesta e paralajmëruar për ditën e sotme do të fillojë nga ora 12:00, ku protestuesit do të mblidhen në sheshin kryesor të Prishtinës për të vazhduar më tej drejtë selisë së EULEX-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu