Sot publikohet raporti i ekspertëve të pavarur për Astrit Deharin

0
660

Ekspertët e pavarur të cilët familja e të ndjerit Astrit Dehari i ka angazhuar për të bërë autopsinë, nesër do të publikojnë raportin e tyre në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i familjes, Tomë Gashi.

Sipas Gashit, gjatë prezantimit do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktvistit të Lëvizjës Vetëvendsoje, transmeton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë:

NESËR PUBLIKOHET RAPORTI I EKSPERTËVE TË PAVARUR NË RASTIN E VDEKJËS SË AKTIVISTIT TË LËVIZJËS “VETËVENDOSJE !” ASTRIT DEHARI NË QENDRËN E PARABURGIMIT NË PRIZREN

Nesër e premte më 16.12.2016 do të publikohet raporti i autopsisë mjeko -ligjore i ekspertëve të pavarur Dr.Besim Ymaj-Ekspert Mjeko –Ligjor nga Tirana-Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia.

Konferenca për media do të mbahet nesër më 16/12/2016 në orën 14.30 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC), ku do të publikohet raporti i ekspertëve të pavarur të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 07.11.2016.

Gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjës së aktvistit të Lëvizjës “Vetëvendsoje !”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu