Sot thirrje për protestë kundër dhunës ndaj shqiptarëve

0
731

Në Shkup sot është thirrur në protestë kundër dhunës dhe provokimeve të huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve, pas brutalitetit të djeshëm nëpër rrugët e Shkupit kundër fëmijëve,grave, pleqve shqiptarë.

Protesta mban mesazhin “Të protetojmë me flamuj kombëtar”, ndërsa ajo është thirrur përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk dihet organizatori i saj.

“Provokimet që bëjnë sllavët kundër fëmijëve, grave, pleqve shqiptarë janë të rända! Këto provokime tejkalojnë çdo logjikë të shëndoshë njerëzore për të gëlltitur dhe të heshtet sikur nuk ka ndodhur asgjë! Partitë tona politike si ajo në pozitë si ato në opozitë më së paku kanë të drejtë të flasin për ngjarjet pa dhënë propozime konkrete rreth ngjarjeve monstuoze sllave! Sot, 02.03.2013 P R O T E S T O H E T kundër dhunës para Qeverisë, dilni masovikisht le të sheh Evropa se asnjë marrëveshje brenda sllave nuk ka peshë pa u rregulluar statusi juridiko kushtetues i shqiptarëve në atë vend”, thuhet në porosinë e shkruar dhe shpërndarë në forumet e ndryshme të internetit dhe rrjetin social “Facebook”. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu