Sot votojnë skocezët për ndarjen nga Anglia

0
702

Skocia

Skocezët sot do të votojnë në referendumin për pavarësi nga Britania e Madhe. Votuesit do t’iu drejtohen kutive të votimit për t’iu përgjigjur pyetjes: A duhet të jetë Skocia shtet i pavarur?

Procesi i votimit do të hapet në orën 07:00 të ditës së sotme dhe do të mbyllet në orën 22:00.

Do të votohet në 2608 qendra votimi në të gjithë vendin dhe pjesëmarrja pritet të jetë mjaft e lartë.

Sipas zyrtarëve, rezultati pritet të shpallet gjatë orëve të para të ditës së premte.

Hapja e votimit i gjen blloqet “kundër” dhe “pro” me një epërsi të lehtë të atyre që nuk e mbështesin pavarësinë, ndërkohë janë dhjetëra mijëra skocezë ta pavendosur.

Në ditën e fundit të fushatës, udhëheqësit dhe simpatizantët e të dyja palëve dolën nëpër rrugë dhe mitingje gjatë një fushate që ka brenda edhe frikën dhe shqetësimin, por edhe shpresën për të ardhmen.

Mbështetësit e pavarësisë mbajtën një takim masiv në qendër të Glasgout, ku bënë thirrje që të votohet “pro”, për një Skoci më të begatë.

Në të njëjtën kohë, aktivistët pro-bashkimit u mblodhën në një shesh tjetër, jo larg nga kundërshtarët, duke bërë thirrje për opsionin e kundërt.

Në ditën e fundit të fushatës, ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, publikoi një letër për popullin skocez, në të cilën u thoshte se, do të kenë pushtetin në duart e tyre kur të vendosin për të ardhmen e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu