Spahiu: AK partia e parë në Tiranë. Berisha në pranga

0
452

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur sot Kuvendin e parë të kësaj force politike, ku kreu i saj, Kreshnik Spahiu shprehu bindjen se më 23 qershor do të marrë besimin e shqiptarëve. Ai u shpreh se Alenaca e Kuq e Zi do të jetë partia e parë në Tiranë në zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij Spahiu nuk anashkaloi edhe akuzat për kryeministrin, që sipas Spahiut e ka lënë Shqipërinë në varfëri.

“Na kanë sulmuar se mbështetemi tek bashkimi kombëtar, ata që kanë shitur pasuritë tona kombëtare. Këto qëndrime antikombëtare shërbyen për lindjen e uraganit kuq e zi.  Ajo që e dallon linjën tonë patriotike nga ajo fashiste, është  parimi i vetëvendosjes së kombeve, arsyeja që mbështesim krijimin e Konfederatës Kombëtare në Ballkan. Ka ardhur koha që populli t’ju thotë me votë këtyre politikanëve që për  23 vjet na lanë në varfëri, jashtë nga politika”, tha ai.

Spahiu shtoi se Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike në Tiranë. “Më 23 qershor do përzëmë diktatorin e fundit në Evropë me besimin tek vota juaj. AK-ja do të jetë partia e parë në zgjedhjet e 23 qershorit në qytetin e Tiranës.”

Gjatë fjalës së tij nuk munguan akuzat për qeverinë dhe kryeministrin Berisha. Spahiu u shpreh se nëse AK-ja vjen në pushtet, “shtetasi Berisha do përfundojnë në pranga, i dënuar me burgim të përjetshëm.”

“Shtetasi Berisha duhet të përgjigjet për çmimin e naftës që rritet çdo ditë, dhe varfëron shqiptarët. Flet për suksese në thithjen e investitorëve të huaj. Le të na thotë cila kompani ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur vende pune për shqiptarët. Pensionisti në fshat merr një pension 5 herë më pak se një i burgosur ordiner në burgjet e Zvicrës”,- shtoi ai më tej.

Duke folur për ekonominë, Spahiu tha se ajo ka nevojë për strategji

“Shumë e rëndësishme që ne të promovojmë markën tonë. Vizioni ynë është për rritjen e eksporteve. Atdheu ynë mund të bëhet kur të vendosim interesat kombëtare mbi ato personale, kur të menaxhojmë mirë pasuritë tona. Zoti na ka bekuar në tokë e nëntokë por na ka mallkuar me politikanët e papërgjegjshëm e antikombëtar si shtetasi Berisha”,- tha Spahiu.

Spahiu premtoi më tej, një paketë ndryshimesh kushtetuese. “Ne do kërkojmë që të sanksionohet me ligj që ministrat të mos jenë edhe deputetë”, tha ai më tej.

Duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit, Spahiu u shpreh se AK-ja do të njohë votën e emigrantëve nëse vjen në pushtet.

 

Përgatiti: E.Sh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu