Spahiu: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është hapi i parë i Federatës Shqiptare në Ballkan

0
867

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi në studion e Top Story se Aleanca Kuq e Zi lindi si domosdoshmëri për skenën politike shqiptare pas 100 vitesh.

”Aleanca Kuqezi është ajo që ka sjellë patriotitizimin e politikës shqiptare. Në këtë studio, në një intervistë një vit më parë, vendosa futjen e frymës kombëtare dhe patriotitizimin e instituciuoineve shqiptare si përparësinë tonë kryesore. Mungesa e mbrojtjes së interesit kombëtar, fatkeqësisht ka qenë shumë e dukshme për shumë kohë”, nisi bisedën e tij Kreshnik Spahiu.

I pyetur për sinqeritetin e politikanëve të tjerë në evokimin e çështjes patriotike, si në rastin e propozimit të dhënies së nënshtetësisë për çdo shtetas shqiptar, Spahiu komentoi: “E kam pritur me shumë gëzim deklaratën e ligjit për shtetësinë, por fatkeqësisht jam i sigurt se dhënia e pasaportës për çdo shqiptar nuk do të realizohet. Edhe retorika për bashkim kombëtar, të dyja erdhën një javë pasi u shpall data 23 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve. Një vit e gjysmë më parë, AK i drejtoi parlamentit kërkesën për të gjetur konsensuin për nismën e saj “Një komb, një pasaportë” dhe në një fushatë tre-mujore, e mbuluar gjërërisht nga shtypi, kërkuam që shtetasit shqiptarë, bashkëkombasit tanë kudo që ndodhen, të pajisen me pasaporta shqiptare. Atëherë, kjo nismë as që u përfill. Ndërsa tani, kjo erdhi një pak pasi në Këshill të Ministrave, u propozua që çdo i huaj që investon 100 mijë euro në Shqipëri, mund të pajiset me nënshtetësi automatikisht. E thënë ndryshe, nëse një i huaj blen një shtëpi tek blloku, merr pasaportën tonë”.
Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se forca politike që ai udhëheq, është pro dhënies së pasaportës për të gjithë shqiptarët, por më parë duhet të sigurohen garancitë e nevojshme se ata nuk do të shpërngulen nga trojet ku jetojnë për të shmangur spastrimet etnike.

Më tej, kreu i AK-së shtoi nevojën e bashkimit të dy shteteve shqiptare, bashkim që sipas tij do t’i japë një tjetër hov ekonomisë dhe sigurisë kombëtarre: “Bashkimi duhet të ndodhë që Shqipëria në Europë të hyjë dy herë më shpejt. Bashkimi rrit sigurinë kombëtare, tregu i Shqipërisë është shumë i vogël, nuk afron asnjë investitor të madh. Shqipëria dhe Kosova kanë ekonomi komplementare. Turizmi, Shqipëria mesdhetar, Kosova alpin. Heqja e doganave ul cmimet e produkteve. Ekonomia zhvillohet dhe standardet u afrohen më shumë Bashkëimit Europian”.

Kreu i AK theksoi se Berisha e përdor kartën e nacionalizmit sa herë është në krizë.
“Ibrahim Rugova nuk e pranoi shtetasin Berisha në zyrën e tij pasi e dinte se e përdor Kosovën si koncesion për politikat e tij,” tha Spahiu, duke akuzuar se Berisha deshi të fuste Kosovën në luftë që të mos e rrëzonin amerikanët në vitin 1996.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu