Spahiu: Më 28 Nëntor, të gjithë në kufirin Shqipëri-Shqipëri

0
729

Tetë ditë nga nisja e fushatës për 100 Vjetorin e Pavarësisë në Pejë të Kosovës, ndalesa e radhës e Aleancës Kuq e Zi këtë të diel ka qenë në qytetin e Fierit.

Mbështetës dhe simpatizantë të AK nën moton “Një flamur në çdo dritare” janë tubuar në qendër të qytetit të Fierit, ndërsa kreu i AK Kreshnik Spahiu ka ftuar qytetarët fierakë të jenë prezentë më 28 nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri.

“Më 28 nëntor të gjithë drejt kufirit të Morinës, çdo qytet etnik shqiptar do vishet Kuq e Zi” është shprehur Spahiu.

Aleanca Kuq e Zi në fushatën e saj për 100 vjetorin e pavarësisë parashikon shpërndarjen e mbi 10 milionë flamujve në të gjithë qytetet shqiptare, e cila do të finalizohet më pas më 28 nëntor në një tubim në kufirin e Morinës me pjesëmarrje të shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit. /tema/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu