Spahiu: Populli të mësohet të rrëzojë një kryeministër gënjeshtar e të papërgjegjshëm

0
697

Spahiu

Analistët politikë besojnë se është shumë e pritshme dhe e besueshme që protesta e 17 shkurtite opozitës të jetë grushti i fundit ndajsiç thonë ata, kësaj Qeverie të korruptuar e të kriminalizuar.

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”  se populli duhet të mësojë se si të rrëzojë , siç thotë ai, një kryeministër të paaftë për të qeverisur vendin.

“Shoqëria kosovare duhet të mësohet të rrëzojë një kryeministër gënjeshtar e të papërgjegjshëm, të paaftë për të qeverisur vendin. Kjo do të mund të shihej në arenën ndërkombëtare si pjekuri e shoqërisë kosovare për të qenë një shtet i pavarur e sovran”, tha Spahiu.

Protesta e 17 shkurtit pritet të jetë më masive se ajo e 9 janarit

Hertica: Është e pritshme që populli në masën më të madhe ta mbështesë opozitën në protestë

Opozita, përveç organizimit të protestave për largimin nga pushteti të këtyre pushtetarëve të inkriminuar, duhet të bëjë edhe një platformë të përbashkët me shoqërinë civile dhe mediet, për udhëheqjen e këtij vendi, se si të dalim nga kjo gjendje e mjerueshme dhe si të ecim përpara”, është shprehur analisti Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu