Spahiu: Shqipëria e Kosova, si një shtet në BE

0
544

Tiranë, 9 nëntor – Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se shqiptarët do të shkojnë në Bruksel të bashkuar.

Ai tha se BE-ja nuk do mund të ndalë dy shtete që kanë vullnetin për tu bashkuar.

“Unë nuk di ndonjë shqiptar që është kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Shqiptarët do të bashkohen para se të bashkohen me Brukselin. Cili shtet do pranojë që shqiptarët të kenë dy vota në BE apo organizata të tjera? Kur dy shtete kanë vullnet për tu bashkuar, nuk ka organizëm që mund ta ndalojë këtë”, komentoi Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu