Specialisti i Psikologjisë Klinike, Latif Hoxha, pajiset me certifikatë ndërkombëtare për Programin e Parandalimit të Bullizmit (OBPP)

Një psikolog nga Kosova është certifikuar për trajner ndërkombëtar në Programin e Parandalimit të Bullizmit (OBPP) në Institutin Dan Olweus.
Bëhët fjalë për specialistin e Psikologjisë Klinike, Latif Hoxha i cili është përzgjedhur për këtë program.
“Olëeus Bulling Prevention Program [OBPP]”, është një programi i verifikuar dhe më i aplikuari në botë, për parandalimin e Bullizmit në shkolla dhe institucione të tjera akademike
“Ju faleminderit përzemërsisht për urimet tuaja për certifikimin tim si trajner ndërkombëtar në Programin e Parandalimit të Bullizmit (OBPP) në Institutin Dan Olëeus.
Falenderoj edhe profesorët e Universitetit Clemson në Karolinën e Jugut për përzgjedhjen time në këtë program”, ka shkruar specialisti Latif Hoxha në facebook.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe njëri nga pjesëtarët e këtij programi, Sashen Rexhepaj.
“Kolegu jonë prej Kosove, Specialisti i Psikologjisë Klinike, Latif Hoxha ka përmbyllur fazën më të rëndësishme të trajnimit ndërkombetarë kundër Bullizmit, trajner me çertifikim ndërkombetarë në programin Kunder Bullizmit ( OBPP) në territorin e Kosovës , i ofruar nga Instituti Dan Olëeus, ne kuadër të bashkëpunimit me Universitetin Clemson në Karolinën e Jugut.”, ka shkruar ai, duke shtuar se tashme janë gati për të nisur një punë të koordinuar jo vetëm në Kosovë dhe në Shqiperi por në të gjitha trevat Shqipfolëse.
Jegi