Specialja funksionalizohet shpejt

0
789

Gjykata Speciale

Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës për funksionalizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, vendi i ka kryer obligimet e veta në këtë proces dhe tani funksionalizimi i saj varet tërësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas njohësve të këtij procesi, funksionalizimi i Speciales do të bëhet brenda pak muajsh, pasi ata vlerësojnë se kohët e fundit është vërejtur interesim më i madh i faktorit ndërkombëtar për ta jetësuar këtë Gjykatë. Përveç konfirmimit nga ana e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, për arritjen e marrëveshjes me Holandën, Qeveria e Kosovës refuzon të japë më shumë detaje për këtë çështje.

Gazeta “Zëri” ka kërkuar sqarime shtesë edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe nga Holanda, por as ata nuk kanë dhënë detaje për këtë çështje. Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, ka thënë për gazetën “Zëri” se nëse marrëveshja me Holandën përfshin çështjen e vuajtjes së dënimit për të dënuarit potencialë, si dhe çështjen e vendndodhjes së selisë së Gjykatës, atëherë Kosova teknikisht e përfundon nga ana e saj pjesën e angazhimit për themelimin e Gjykatës.

Në këtë rast, sipas tij, “topi” kalon në anën e Bashkimit Evropian…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu