
Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë, përcjell “Zeri.info”.
Në një njoftim të dërguar për media bëhet e ditur se ZPS-ja ka njoftuar që operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sipas raportimeve të fundit, zyrtarë të EULEX-it aktualisht janë duke kryer bastisje në shtëpinë e presidentit në dorëheqje Hashim Thaçit, ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veselit dhe në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u transferuan dje në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Kurse Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor. /Zëri