Specialja ngre dyshime për fondet që u ndanë për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

0
119
Specialja ngre dyshime për fondet që u ndanë për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar në mbrëmjen e së mërkurës kërkesën për arrest dhe pretendimet për arrestimin e ish- Presidentit Hashim Thaçi, deputetin e LVV-së, Rexhep Selimin, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish- zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Në këtë kërkesë përshkruhen pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 

Në këtë kërkesë për arrest, saktësisht pikat 10 dhe 11 tregojnë se janë kryer pagesa si mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial të Gjykatës Speciale e të cilat pagesa pretendohet se janë kryer pa kritere.

“Kohën e fundit, zyrtarët qeveritarë besnik ndaj Thaçit e Veselit kanë udhëhequr pagesa korruptive nga qeveria për dëshmitarët potencialë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri, emëroi Driton Lajçin në krye të Divizionit për Koordinim të procesit të mbrojtjes ligjore dhe mbështetjes financiare për të akuzuarit potencial para Dhomave të Specializuara, divizion ky brenda Ministrisë së Drejtësisë. Abelard Tahiri ka punuar gjerësisht me Thaçin në role të shumfishta. Para marrjes së rolit si drejtues i Divizionit, Lajçi, ka punuar si këshilltar i Veselit, po ashtu ka njohur Thaçin për 25 vjet me radhë pasi që ka qenë anëtar i këshillit themelues të PDK-së së Thaçit në vitin 1999”, pretendohet në kërkesë arrest.

Tutje në kërkesën për arrest thuhet edhe se “Sipas Lajçit, Divizioni që drejtonte përpunoi kërkesat e pretenduara për “Çështje gjyqësore dhe shpenzimet e udhëtimit’ për të dyshuarit që paraqiten para Dhomave të Specializuara, edhe pse Gjykata Speciale tashmë i kishte rimburësuar të intervistuarit në lidhje me shpenzimet e tilla”.

“Është e qartë se paratë e paguara nga Divizioni nuk janë dhënë në përputhje me kriteret e qëndrueshme dhe ka pak lidhje me shpenzimet legjitime të cilat janë kryer”, janë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specilizuar.

Gjithashtu përmendet edhe një shembull që është redaktuar brenda këtij urdhërarresti ku the se dikush kishte pranuar mjete për një intervistë një- ditore në Hagë. Sipas Prokurorisë, nuk ka asnjë provë se i njëjti shembull për të cilin nuk janë dhënë emra, ka aplikuar ndonjëherë zyrtarisht në Divizionin për Mbështetje Financiare para se të mërrte pagesën, ndërsa ka pasur raste sipas asaj që është përmendur në urdhërin e arrest se disa personave të tjerë që janë intervistuar disa ditë nga Dhomat e Specializuara e të cilët kishin aplikuar për mbështetje financiare nuk u ishte miratuar aplikimi për disa muaj.

Për pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me ish-ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

I njëjti mohon se janë kryer pagesa pa kritere.

“Kjo është një informatë e pasaktë e SPO-së, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë pagesa ka bërë qeveria, këtë e kam thënë edhe kur jam intervistu. Pagesa ka bërë qeveria me vendime të qeverisë pra në mbledhje”, ka thënë Tahiri për KALLXO.com.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga ish drejtuesi i Divizionit për Mbështetje Financiare për personat e akuzuar potencial të Gjykatës Speciale, Driton Lajçi. I njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu