Specialja nuk do të punojë sipas juridiksionit të Kosovës

0
691
Miratimi i dokumentit më të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Rregullat e Procedurës dhe Provave, do të jetë dëshmi se këto dhoma nuk do të punojnë sipas juridiksionit të Kosovës.

Kështu beson avokati, Tomë Gashi, derisa shton se një gjë  e tillë është vërtetuar me përbërjen e kësaj gjykate, që në stafin e saj të gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës nuk do të ketë as përkthyes nga Kosova.

“Shqiptarët e Kosovës do të jenë vetëm të akuzuarit dhe avokatët nëse ata do të zgjedhin ndonjërin”, është shprehur avokati Gashi në emisionin Kontakt, në TribunaChannel.

Sipas tij, funksionalizimi i Speciales do të jetë  kopje e procedurave që janë aplikuar në Tribunalin e Hagës, pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të zyrtarëve shtetëror, se kjo Dhomat e Specializuara do të funksion ojnë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, dhe një gjë e tillë thotë Gashi është ka qenë vetëm formale.

Nëntëmbëdhjetë gjyqtarët e emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, Gashi thotë se vijnë kryesisht nga vendet që e kanë financuar këtë gjykatë.

Ai e quan të çuditshëm mos emërimi e deritanishëm edhe të prokurorëve, transmeton GazetaTribuna.

Ai ka folur edhe për seancën e të enjtes nga autoritetet franceze, për shqyrtimin e lëndës ekstraduese   ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Avokati Gashi shprehë bindjen se deri të premten Haradinaj “do të lirohet, juridikisht, teknikisht, dhe ligjërisht.”

Ai është skeptik në dakordimet që dolën nga takimi i presidentit, Hashim Thaçi, me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e ekzekutivit, Isa Mustafa.

Sipas Gashit, mund të vazhdohet vetëm me themelimin e ushtrisë, por jo edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu