Në pozita të larta në shtetet e ish-Jugosllavisë ende janë ish-funksionarë dhe bashkëpunëtor të UDB-së.
Kjo është theksuar nga Josip Manoliç, ish-funksionar i UDBA-s në një intervistë për “Dnevni Avaz”, transmeton INA.
Manoliç që njihet edhe si bashkëpunëtor i ish-presidentit të ndjerë kroat Franjo Tugjman në memoaret e tij të shkruara kanë theksuar se në të gjitha shtetet e dalura nga ish-federata jugosllave disa bashkëpunëtor të UDB-së janë në pozita të larta shtetërore. Ai këtu ka përmendur gati të gjitha shtetet përfshirë Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, etj.
Sipas tij, UDB-ja ka lënë gjurmët e saj në çdo shtet dhe se njerëzit e saj janë të fuqishëm në politikë , por edhe me biznese.