Sqarim për Kolegët Gazetarë – Insajderi.com fton Ollurin e Kajtazin në Debat Televiziv

0
169
Sqarim për Kolegët Gazetarë – Insajderi.com fton Ollurin e Kajtazin në Debat Televiziv

Insajderi.com u bën thirrje të gjithë kolegëve që kanë dyshimet e tyre për të vërtetën dhe janë të interesuar ta kenë atë të plotë, le të organizojnë nëpër studiot e tyre emisione për këtë çështje dhe redaksia e Insajderi.com është më së e gatshme të marrë pjesë.

Problemin e Insajderi.com me ish-drejtorin Parim Olluri dhe ish-kryeredaktorin, Vehbi Kajtazi, e kemi sqaruar me një editorial të ndarë në pesë pjesë, ku tregohet gjeneza e problemit fillimisht e më pas historiku se si ka ardhur deri te shkëputja e marrëdhënieve.

Shkrimet kanë qenë pa ofendime, me gjuhë të saktë gazetareske e juridike dhe janë dy arsye përse kemi vendosur t’i publikojmë; e para ka qenë që t’u qartësohet lexuesve tanë dhe e dyta të pastrohet emri i Insajderit, pasi Olluri kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook të pavërteta se kinse është hakuar faqja e më pas duke ofenduar pronarët e portalit.

Insajderi.com nuk presuopozon fajësinë e askujt, thjesht për shkak të rrethanave është dashur ta bëjë publike gjendjen e vet, derisa nëpërmjet rrugëve ligjore vazhdon të kërkojë drejtësi. Përkundër Ollurit e Kajtazit që morën ligjin në dorë duke kërcënuar me burg.

Gjithashtu ne u kemi bërë ftesë edhe Komisionit të Pavarur për Media dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që ta shikojnë gjithë rrjedhën me neutralitet, derisa ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë që ta monitorojnë këtë rast dhe të japin sqarimin përfundimtar.

Gjithashtu organizatat ndërkombëtare që merren me zhvillimin dhe fuqizimin e mediave, sepse Insajderi.com është i interesuar të dihet e vërteta pa ekuivok.

Por, meqë Olluri dhe Kajtazi janë prej kohësh gazetarë që frekuentojnë vazhdimisht studio të ndryshme televizive me siguri se kanë pasur mundësi e terren që të vënë në lajthitje disa kolegë tonë.

Një numër i tyre madje publikisht, pa ditur detaje të procesit, kanë shprehur përkrahje për Ollurin e Kajtazin, duke lënë të kuptohet se shkrimet në “Dosjen Olluri-Kajtazi”, mund të mos jenë të vërteta.

Prandaj Insajderi.com, u bën thirrje të gjithë kolegëve që kanë dyshimet e tyre për të vërtetën dhe janë të interesuar ta kenë atë të plotë, le të organizojnë nëpër studiot e tyre emisione për këtë çështje dhe redaksia e Insajderi.com është më së e gatshme të marrë pjesë.

Për më tepër, i ftojmë ta bëjnë një gjë të tillë.

Sa për ilustrim se cila është gjuha komunikuese e Ollurit e Kajtazit dhe si njoftim për kolegët tanë gazetarë, redaksia ka vendosur të publikojë vetëm një nga mesazhet e shumta kërcënuese të dyshes.

Sqarim për Kolegët Gazetarë – Insajderi.com fton Ollurin e Kajtazin në Debat Televiziv

Ne në Insajderi.com do të ishim shumë të interesuar që një herë e mirë ta sqarojmë polemikën me dyshen Olluri-Kajtazi, dhe përfundimisht të vazhdojmë normalitetin tonë dhe rrugën e gazetarisë së paanshme e profesionale.

Gjithashtu duhet të bëhet një sqarim i domosdoshëm. Kompania “Insider LLC” ka problem në mes të aksionarëve, por sa i përket gazetës online Insajderi.com, Parim Olluri e Vehbi Kajtazi asnjëherë nuk kanë qenë pronarë e as bashkëpronarë në këtë faqe, rrjedhimisht edhe faqja në Facebook është produkt i Insajderi.com 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu