“Srbijasuma”: “Bukurinë e Ballkanit” e kanë zhveshur shqiptarët e Skenderajt e të Istogut

0
266
“Srbijasuma”: “Bukurinë e Ballkanit” e kanë zhveshur shqiptarët e Skenderajt e të Istogut

Pas përfundimit të luftës disa shqiptarë paguan me kokë vetëm pse u gjetën duke prerë drunj në pyjet e serbëve

Pylltarët e “Srbijasume”-s të Zubin Potokut kanë akuzuar shqiptarët e dy komunave, Skenderaj e Istog, se për 20 vjet të pasluftës kanë shkretuar bjeshkën e Mokra Gorës së Zubin Potokut dhe pyjet private të serbëve të kësaj komune që kufizohen me ato të Skenderajt dhe të Istogut. Pas përfundimit të luftës disa shqiptarë paguan me kokë vetëm pse u gjetën duke prerë drunj në pyjet e serbëve, shkruan  Zëri.

“Srbijasuma” e Serbisë edhe më tutje sillet sikurse të ketë kompetencë dhe përgjegjësi për pyjet dhe për bjeshkët e komunave serbe të veriut të Kosovës, posaçërisht ato të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, ndonëse Autoriteti Pyjor i Kosovës ka shtrirje në gjithë territorin e Kosovës e edhe në këto komuna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu