Stano: Kosova shkeli Marrëveshjen e Brukselit në rastin e Todosijeviqit

0
24

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se gjykata e Kosovës nuk ka respektuar marrëveshjen që u arrit në Bruksel në vitin 2013, në rastin e Ivan Todosijeviqit.

Todosijeviqit i është konfirmuar nga Apeli dënimi me dy vjet burgim për shkak të deklaratave fyese për Masakrën e Reçakut. Deputeti i Kuvendit të Kosovës kishte thënë se Masakra e Reçakut është trillim dhe se “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë dhe Metohi”.

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e Todosijeviqit, ndërsa me këtë atij pritet t’i merret mandati i deputetit.

“Marrëveshja është arritur që Gjykata e Apelit në Prishtinë të caktojë një panel të përbërë nga gjyqtarë kryesisht serbë në rastin e gjykimeve brenda komunave me shumicë serbe. Në këtë rast nuk u respektua”, ka thënë Stano për Tanjugun.

Ndaj konfirmimit të dënimit ka reaguar Lista Serbe që ka thënë se do të shqyrtojë mundësinë që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 17 tetor, ndërsa kryetarët e komunave veriore kanë thënë se pas kësaj situate nuk e dinë nëse është e mundur të mbahen zgjedhjet lokale në veri.

Sipas Listës Serbe është shkelur Marrëveshja e Brukselit pasi në gjykim ishin prezentë vetëm gjykatës shqiptarë, e jo sipas marrëveshjes ku në shumicë është dashur të jenë gjykatës serbë në raste të tilla.https://if-cdn.com/Z67Q23j?v=1&app=1

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

https://www.koha.net/arberi/285453/todosijeviq-do-ta-humbe-mandatin-e-deputetit-per-shkak-te-deklaratave-per-recakun/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu