Stefanovic: 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë aplikuar për pasaportën serbe

0
634

Pasaporta serbe

Ministri serb i policisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se në Serbi aktualisht janë bërë 60 mijë kërkesa të shqiptarëve të Kosovës për marrjen e pasaportës të Serbisë.

“Kemi 60 mijë kërkesa të shqiptarëve të Kosovës për të marrë pasaportën e shtetit tonë”, ka thënë Stefanoviq, raporton B92, transmeton Koha.net.

Stefanoviq ka thënë se këtë kërkesë ai e interpreton si dëshirë të tyre që Serbia të jetë atdheu i tyre.

“Një numër i madh i shqiptarëve dëshiron ta njoh Serbinë si vendin e vet. Unë kështu e interpretoj”, ka thënë Stefanoviq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu