Stojanoviq: Tani, nga Thaqi pres “Zajednicen” dhe Gjykatën Speciale

0
722
branimir stojanovic
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq për RTS-në ka thënë se tani, pas zgjedhjes president, është koha që Hashim Thaqi të marrë përgjegjësi dhe të realizohen ato marrëveshje që janë arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë Bashkësinë e komunave serbe, si dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale, që ai thotë se Thaqi si bartës i proceseve në Bruksel është zotuar t’iu përmbahet.

Sipas tij, më nuk ka arsye që këto dy marrëveshe të shmangen edhe më gjatë.

“Ne presim që të zbatojë atë që është pjesë e marrëveshjes të koalicionit rreth përfaqësimit tonë në pozitat kyçe. Ne kemi marrë garanci dhe ne presim që ajo të bëhet”, tha Stojanoviq.

Po ashtu, Stojanoviq tha se është e një rëndësie të veçantë që tani partitë politike shqiptare të zgjidhin konfliktet mes vete dhe të marrin përgjegjësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu