Stop “Putinizmit”në Kosovë

0
869

Se vërtetë është “i fortë, shumë i forte” shteti i Kosovës e pamë tash së voni, me rrahjen dhe burgosjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjea. Deri më sot nuk kam parë pamje më trishtuese dhe më të tmerrshme se tash së fundi. Unë nuk po kuptoj këtë luftë agresive të institucioneve të Kosovës kundër strukturës së intelektualëve të rinjë. Pse ka filluar ky vrapim i rrezikshëm dhe i përçudshëm nuk ka përgjegje, dhe a do të duhej me këtë të merreshin njësitë speciale të policisë, të cilët paguhen nga tagërpaguesit kosovarë, apo kjo ishte detyrë e punëtorëve të sigurimit të aeroportit? Jo, asesi e njësitit special të policisë! Ata duhet të zbulojnë krimet e shumta që kanë ndodhur deri më tash në Kosovë, kur ka pasur raste edhe të ekzekutimit të kolegëve të tyre në mes të ditës, kur qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës kërkojnë mbrojtjen e tyre, kush u jep atyre këtë të drejtë të dëmtojnë prestigjin e paansisë politike të Policisë së Kosovës dhe të abuzojnë me të drejtën konstitucionale të të rinjëve për të shprehur mospajtimin e tyre të drejtë me diplomacinë e fshehtë të kryeministrit Thaçi dhe të Edita Tahirit.

 

Deklarata e Qeverisë lidhur me protestën paqesore, si e drejtë demokratike e patjetërsueshme e qytetarëve ishte “Putiniste”, kur dihej fakti se në mesin e tyre kishte deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Detyrë e policëve do të duhej të ishte mbrojtja fizike e deputetëve, jo rrahja e tyre dhe abuzimi i ligjeve të Kosovës. Protesta ishte paqesore dhe shumë dinjitoze, “gjuajtja me domate”ishte inventive dhe shumë simbolike, athua si do të silleshin njësitët special të Kosovës po të gjuhej kryeministri Thaçi me këpucë, ashtu siç u gjuajtë presidenti amerikan George W. Bush, gjatë një konference me gazetarë… Me çfarë të drejte njerëzore bëhej ky turr kundër të rinjëve shqiptarë?

Aq më keq, kur po prezentohet kjo parodi e dhunës dhe forces së tepruar fizike në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, ka pasur ndonjë informacion për këtë sigurimi i aeroportit, e din ata se sa çmohet puna e tyre atje, sa paguhen ata dhe cili është reputacioni i i tyre publik. Pyetja është kush i angazhojë policët e njësitit special, a kërkuan ndihmë punëtorët e sigurimit, apo u dha komandë atyre ministri i brendshëm, apo vet kryministi, ashtu siç bëri me rastin e angazhimit të tyre në veri të vendit, duke shkarkuar nga pozita drejtorin e policisë së Kosovës pa asnjë arsye paraprake, ai kështu ia hapi dyert vetes për të emruar dhe shkatuar zyrtarë sipas tekeve, jo sipas profesionalizmit në punë. Reputacioni i policit duhet të jetë i pathyeshëm, ata nuk mund të ekzekutojnë urdhëra “ad-hoc” të politikanëve, ata duhet të sillen në përputhje me detyrimet e tyre ligjore Athua aq ulët ka rënë shtresa e intelektualëve në Kosovë, për të mos reaguar nga ky demonstrim i tepërt i dhunës, pse ky defekt aq i rëndë shoqërorë, dhe pse nuk po dëgjohet zëri i arsyes, është një dhëmbje një gjëmë e madhe për këtë gjendje makabre. A do të duhej një angazhim më serioz i kuvendarëve të Kosovës për të ndalur këtë nënqmim tejmase të rrrhajes së kolegëve të tyre?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu