Studentët e UP-së: Duam salla të veçanta për t’u falur. Rektorati: punë që nuk bëhet ?

0
678

Shamia Islame

Studentët myslimanë të Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtinës, të cilët i gjen në shkollë orari i faljeve, i kryejnë ritualet e tyre në korridorin e fakultetit. Ata kanë improvizuar një sallë lutjesh brenda fakultetit, të ndarë në dy pjesë: për djem dhe për vajza.

Këta studentë do të kërkojnë edhe zyrtarisht nga Universiteti, caktimin e një salle ku do të mund të kryenin ritet fetare.

“Mendoj që ne duhet t’i integrojmë ata persona, të mos i provokojmë, në mënyrë që ata të mos revoltohen e pastaj të shkojnë me ISIS-in. Kemi bërë një kërkesë, e cila ka të bëjë me rezervimin e një salle, ku ata do të mund t’i kryenin këto detyrime”, tha Durim Bajrami, student masteri në Fakultetin Teknik.

I vetëdijshëm që një kërkesë e tillë nuk ka bazë ligjore, Bajrami thotë se duhet shqyrtuar, nëse mund të arrihet ndonjë marrëveshje me institucionet përkatëse, duke marrë shembull edhe universitete perëndimore.

Të pyetur nga Top Channel, drejtues të universitetit thanë se nuk kanë qenë në dijeni lidhur me këtë. Kryetari  i Këshillit Drejtues të UP-së, Ismet Salihu vlerësoi kërkesën si të jashtëligjshme dhe si të tillë, të parealizueshme.

“Në asnjë normë të ligjit mbi arsimin e lartë dhe në asnjë normë të statutit të Universitetit të Prishtinës, apo edhe dispozitave të tjera, nuk është parashikuar mundësia që të ushtrohen ritet fetare, konkretisht të bëhet falja e namazit”, tha Ismet Salihu, kryesues i KD-së së UP-së.

Neni 8 i Kushtetutës e përkufizon Kosovën si shtet laik dhe neutral sa i përket çështjeve fetare.

Top Channel ka mësuar se, hapësira të veçanta për rite fetare ka në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala tha se, këto dhoma janë në shërbim të pjesëtarëve të FSK-së, besimtarë myslimanë, për lutjet e ditës së premte.

Dhoma të veçanta për rite fetare ka edhe në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, e cila menaxhohet nga një kompani turke.

 Dhoma e Lutjeve Aeroport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu