Studiuesi pretendon se ‘Jezusi nuk ka ekzistuar KURRË’

0
859

Jesuzi

Studiuesi, Michael Paulkovich pretendon se Jezusi i Nazaretit ka qenë veçse një ‘personazh mitik’ dhe nuk ka ekzistuar kurrë.

Ai duket se ka bërë zbulimin e debatueshëm pas studimeve të mbi 126 shkrimtarëve të kohës kur ka jetuar Krishti, kryesisht prej shekullit të parë deri në të tretin, dhe profeti nuk ishte përmendur asnjëherë.

Paulkovich e quan atë një personazh të trilluar nga ndjekësit e kristianizmit, që thjesht krijuan një figurë për të adhuruar.

Pretendimet, ai i paraqet në një artikull të titulluar “Fabula e Krishtit”, ku autori shprehej se, kishte gjetur një mungesë provash për ekzistencën e Krishtit në tekstet historike.

126 tekstet e studiuara prej tij ishin shkruar të gjitha në periudhën e ekzistencës së supozuar të Krishtit, dhe Paulkovich thotë se shkrimtarët me siguri që do të kishin dëgjuar për një njeri të famshëm si Jezusi, por asnjë nuk e përmendte.

‘Kur marr në konsideratë ata 126 shkrimtarë, të cilët të gjithë duhet të kishin dëgjuar për Krishtin por në fakt nuk kishin dëgjuar, siç ishin Pauli, Marcion e Atenagoras, tetralogjinë e Mateut me Krishtërat kundërshtarë,  heshtjen nga Kumrami e Nazareti, apo dhe historitë konfliktuale të vetë Biblës, arrij në konkluzionin se Krishti është një personazh mitik’, shkruan ai.

“Jezusi i Nazaretit” nuk ishte asgjë më shumë sesa një legjendë urbane (apo e shkretëtirës), me shumë gjasa një përzierje e tipareve të klerikëve që mund të kenë ekzistuar.’

Në librat që ai kishte ekzaminuar, ai përmendte vetëm një ku përmendej një Jezus, por pretendon se është i fabrikuar.

Paulkovich thotë se përfshirja e Jezusit është shtuar më vonë nga redaktorët e madje edhe në Bibël, Pauli si shpërndarës i kristianizmit, nuk i referohet kurrë Jezusit si një person real.

Pauli nuk është në dijeni të nënës së tij të virgjër, të jetës dhe ngjarjeve të Jezusit. Ai nuk di se kur ka jetuar Jezusi dhe kryqëzimin e konsideron diçka metaforike.’

‘Duke lexuar shkrimet e atit kristian Atenagoras, asnjëherë nuk haset fjala Jezus (ose ?????? apo ??????, siç do ta kishte shkruar ai).

‘Miliona njerëz duhet të kishin dëgjuar për Jezusin, me magjitë e tij dhe mrekullitë metereologjike që nuk janë shënuar nga asnjë historian, por vetën në shkrime të dyshueshme.’

Pikëpamjet e Paulkovich duken mjaft të debatueshme teksa shumë studiues nuk kanë arritur më parë të vënë në diskutim ekzistencën e profetit kristian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu