Suedia kthen azilkërkuesit kosovarë

0
719

azilantet

Azilkërkuesit kosovarë që ndodhen në Suedi, do të kthehen në Kosovë, përmes procesit të riatdhesimit dhe të riintegrimit, pa vullnetin e tyre.

Sipas portalit “Zëri”, Suedia do të mundësojë kthimin edhe për ata që kanë statusin e azilkërkuesit, por që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht në Kosovë.

Kjo të paktën është lënë për të kuptuar nga fjalët e Cajsa Malmstrom, zyrtare në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Gothenburgut të Suedisë, që ka qëndruar në Mitrovicë dhe ka takuar udhëheqësit komunalë, me të cilët ka biseduar për çështjen e shqiptarëve të komunës së Mitrovicës, që kanë kërkuar azil në këtë qytet.

Malmstrom u interesua të dijë për kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për riatdhesimin e atyre që dëshirojnë të kthehen me vullnetin e tyre në Mitrovicë, apo që mund të kthehen edhe pa vullnetin e tyre, pas refuzimit të kërkesave për qëndrim në këtë shtet.

“Do të doja të dija se cilat janë kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për qytetarët e vet, të cilët jetojnë në Geteborg dhe në Suedi, e të cilët do të kthehen në Mitrovicë, me vullnetin e tyre, apo edhe pa vullnetin e tyre. Ka nga ata që duan të kthehen vullnetarisht përmes procesit të riatdhesimit, por ka edhe nga ata që duan të kthehen pa vullnetin e tyre, pasi u janë refuzuar kërkesat për azil. Mua me interesojnë se çfarë u ofrohet atyre këtu”, tha zyrtarja në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Geteborgut, Cajsa Malmstrom.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu