Sulm me armë ambasadës holandeze në Prishtinë

0
676

Sulm me armë ambasadës holandeze në Prishtinë

(E plotësuar) Edhe pse policia e Kosovës, e ka mohuar, burime nga brenda Ambasadës së Holandës në Prishtinë, bëjnë të ditur se është sulmuar objekti i kësaj ambasade.

Ky burim i ka thënë gazetametro.net, se në ato momente, në Ambasadë ka qenë edhe ambasadrja Gerrie Willems me një person tjetër, ndërsa jashtë kanë qenë rojet.

Policia e Kosovës ka demantuar një lajm të raportuar në mediat serbe, se është sulmuar ambasada holandeze në Prishtinë.

Këtë për gazetametro.net e ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, ka pasur të shtëna me armë në afërsi, por jo në drejtim të ambasadës.

Lajmi fillimisht u raportua në mediat në Beograd, ku u tha se është kryer një sulm terrorist ndaj ambasadës së Holandës në Prishtinë.

Expreso.rs, raporton se dy njerëz të maskuar kanë gjuajtur me kalashnikov në lagjen ku gjendet ambasada holandeze, dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave serbe që u referohen personave që kanë qenë në vend të ngjarjes nuk ka të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu