Sulm me armë në SHBA, 14 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

0
706

SHBA – Një person i armatosur dhe maskuar ka vrarë 14 njerëz dhe ka plagosur 50 të tjerë. Agresori ka hedhur një granatë tymuese ose gazi dhe më pas ka nisur të qëllojë mbi njerëzit që gjendeshin në kinema. Sulmi ka ndodhur në një kinema ku po shfaqej seria e filmit Batman, “The Dark Knight Rises”.

CNN raporton se dëshmitarët kanë treguar se person i armatosur ka bërë të gjitha këto veprime me qetësi dhe ka nisur të qëllojë persona të rastësishëm. Ai ka dalë përpara ekranit dhe më pas ka nisur të qëllojë. E gjitha kjo ka ndodhur në momentin që edhe në film po shfaqej një pjesë me të shtëna armësh.

Polica thotë se ka arrestuar një persona po nuk ka dhënë më shumë detaje. Bëhet e ditur se ai nuk ka bërë rezistencë dhe është dorëzuar. Deri tani raportohet se gjithashtu ai nuk ka lidhje me terroriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu