Një sulm me bombë ka ndodhur sot në Pejë, konkretisht në shtëpinë e biznesmenit të arit , Salih Kastrati.
Sipas RTK-së, sulmi ka ndodhur rreth orës 10:30, përderisa shpërthimi bombe është dëgjuar në tërë qytetin e Pejës.
Bomba ka qenë e montuar para shtëpisë së biznesmenit Salih Kastrati, i cili është lënduar rëndë dhe po trajtohet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj e ka konfirmuar shpërthimin e bombës por ka thënë se ende nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar në lidhje me këtë rast.
Ai i ka thënë se Policia është duke e hetuar rastin por se prejashton sulmin për një kontesti të gjatë pronësor ndërmjet një qytetari, ish-Ndërmarrjes shoqërore “17 Nëntori” dhe Komunës, pushteti komunal i Pejës i ka dhënë fund me një marrëveshje jo shumë të zakonshme.
Komuna ka bërë shkëmbim pronash me qytetarin Sali Kastrati. Atij i janë dhënë 17 arë në qendër të qytetit, afër Shtëpisë së Mallrave, në rrugën “Meto Bajraktari” në Pejë.
Në shkëmbim të kësaj hapësire, qytetari Sali Kastrati i ka dhënë Komunës një vend tjetër afër korzos si dhe 225 mijë euro diferencë.
Por më shumë se shkëmbimi i pronave ndërmjet Komunës dhe qytetarit, që është rast jo shumë i zakonshëm, në këtë rast, çështja është pak më shumë e komplikuar.
Ende nuk dihet saktësisht pronari legjitim i vendit prej 17 arësh, me të cilën Komuna ka bërë pazar me qytetarin Sali Kastrati.
Së paku kështu thonë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dikur ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM).