Sulm racist në Zvicër, ndaj shqiptarit 12-vjeçar nga Kosova

0
838

Fatlumi

Fatlumi, 12-vjeçar nuk ka mundur të shkojë në shkollë. Djaloshi nga Kosova u sulmua nga pesë zviceranë në shkollë, gjë që e bëri atë për spital, raporton KTV. Policia ka konfirmuar se sulmi kishte motive raciste.

Djemtë zviceranë 15-16 vjeçarë ia futën kosovarit fytyrën në borë duke bërë që ai të humbasë ndjenjat.

Policia në St Gallen ka thënë se po e heton ngjarjen dhe do të arrestojë përgjegjësit. Megjithatë, njëri prej djemve të dyshuar është djali i një oficeri policie. Policia ka thënë se kjo nuk do të pengojë hetimet.

Babai i Fatlumit, Faiku, ka thënë se djali ka shumë lëndime dhe ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë. Policia ka konfirmuar se ka pamje filmike që do ta ndihmojnë në ndriçimin e rrethanave të sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu