“Sulmi terrorist” kthen trenin prapa në Beograd ?

0
774

Treni i cili mëngjesin e sotëm është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë të Veriut, me sa duket nuk do ta arrijë destinacionin e dëshiruar.

Kështu së paku bëjnë të ditur mediat serbe, duke thënë se shkak për këtë zhvendosje të destinacionit është “përgatitja e sulmit terrorist” në Kosovë, duke iu referuar një videoje që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ku disa persona të maskuar shihen teksa vendosin diçka në shinat e hekurudhës që pretendohet se është eksploziv diku në veri të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Për këtë arsye, treni ende gjendet në stacionin në Rashkë, prej ku sipas të gjitha gjasave edhe do të kthehet në Beograd”, kanë thënë burime për “Kuririn” serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu