Sulmohen fizikisht aktivistët e Aleancës Kuqezi

0
443

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar aktivistët e Aleancës Kuq e Zi gjatë një proteste që ata zhvilluan pranë Stacionit të Trenit këtu në Tiranë.

Mësohet se aktivistët e Aleances Kuq e Zi janë sulmuar në momentin që po lexonin një deklaratë për gjendjen e mjeruar te hekurudhave shqiptare.

Sipas dëshmitarëve, punonjës të Hekurudhës nisën të ofendojnë të rinjtë aktivistë. Më pas për disa sekonda situatë degjeneroi në përleshje fizike.

Nëpërmjet një deklarate për median në lidhje me këtë incident Aleanca Kuq e Zi thotë se “shpreh keqardhjen për polarizimin e shoqërisë shqiptare në blu dhe rozë. Rasti i sotëm është një pasqyrë dramatike e realitetit që shqiptarët po jetojnë”, thuhet në vijim të deklaratës. AK ka thënë se për shkak te urrejtjes se induktuar mes tyre prej forcave politike që për 22 vjet vetëm kanë grabitur pasuritë e shqiptarëve, duke varfëruar ditë pas dite jetën e qytetarëve të këtij vendi. /E.L/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu