Sulmohet fizikisht pasi që nuk hoqi dorë nga padia (FOTO)

0
1256

Pasi që nuk ka pranuar të heqë dorë nga padia kundër I. H., nga Gjakova, Ardian Syla po pretendon se para pakë ditësh është sulmuar rëndë fizikisht afër terminalit në dalje të Prishtinës. Personat që po i akuzon Shala i mohojnë akuzat, e në anën tjetër Policia konfirmon rastin.

Ardian Syla nga Gjakova po pretendon se është sulmuar fizikisht pasi që nuk pranuar ta tërheqë padinë kundër I.H., nga Gjakova pasi që, sipas tij, ky i fundi ia ka uzurpuar banesën të cilën Syla thotë se e ka pasur në shfrytëzim që nga viti 1987 deri në vitin 2013.

 

Syla thotë se për ta arritur qëllimin, I.H. ka përkrahjen e fuqishme të zyrtarit komunal në komunën e Gjakovës, Besnik Shalës. Por ky i fundit, i kontaktuar nga Gazeta, mohon një gjë të tillë.

Syla thotë për gazetën “Zëri” se dy persona e kanë rrahur dhe e kanë lënduar rëndë atë në Prishtinë.

“Me personat në fjalë unë kam pasur problem edhe më herët. Ashtu si në të kaluarën, por edhe në momentin kur më kanë sulmuar më kanë thënë ta tërheq padinë, por nuk kam pranuar dhe nuk do ta pranoj që ta bëj një gjë të tillë”, ka treguar Shala.

Ai thotë se deri në vitin 2013 ka jetuar në atë banesë, por siç thotë ky, në këtë vit gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë ku edhe për një kohë ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Por, siç tregon ai, kur është kthyer në Gjakovë banesa i është uzurpuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu