Edhe drejtuesja e këtij emisioni Jeta Xharra, ka reaguar për “telashen” që ndodhi mbreme para debatit në Istog. Ajo deklaroi se per shkak te këtyre pengesave ajo dhe ekipi i saj u detyruan te mbajn debatin pa publik.
Ja reagimi i Xharrës në rrjetin social “Facebook”.
“I dehuri Agim Ademaj, nenkrytari i komunës, tentoi me na ndalë debatin në Istog por nuk ia arriti sepse aty erdhi njesiti i Policis dhe e zbrazi Sallen.
Debatin e mbajtëm edhe atë me KREJT kandidatët por fatëkeqësisht pa publik! Faleminderit qytetarëve të Istogut, kandidatëve dhe Policisë së Kosovës që bashkëpunuan me ne! Faleminderit ekip i mrekullueshëm që nuk zmbrapset për kurgjo! PS. Me këto struktura vendore nuk kam nevojë me i falenderu aleancat veriatlantike, bashkimin evropian etj…”
——
Istogu ishte destinacioni i rradhës i debatit parazgjedhor i emisionit Jeta në Kosovë. Në siklet ishin producentën e këtij emisioni, pasi që, në fillim vlerësuan se salla ishte në mënyrë të organizuar e mbushur me simpatizantë të LDK-së, që sipas tyre pamundësonte mbajtjen e një debati të balansuar dhe fer, ne debat duhej te kishte simpatizant perafersisht te njejt ne numer por LDK-ja kishte futur ilegalisht ne fillim mese 50 simpatizant te saje.
Për këtë arsye, ata kërkuan që debati të mbahet pa publik, gjë që u kundërshtua nga nënkryetari i komunës, Agim Ademaj i cili edhe paralajmëroi tërheqjen e kandidatitt për kryetar të Komunës së Istogut nga rradhët e LDK-së, Haki Rugova, me çrast kishte edhe një debat të nxehtë mes Jeta Xharrës dhe Agim Ademajt.
Me pas konflikti eskaloi pasi ne Debat u involvuan Haki Zeqiraj, Shoferi i Krytarit te Komonues se Istogut dhe militantet e LDK-se Nazmi Bytyqi dhe Sejdi Bytyqi dhe shume njerz te tjere te Stafit te zotri Haki Rugova.
Sidoqoftë, çdo gjë përfundoi me marrëveshje, dhe Haki Rugova u kthy te merr pjesë në këtë debat.
Më poshtë gjeni video incizimin e debatit të nxehtë mes Agim Ademajt dhe Jeta Xharrës
http://www.youtube.com/watch?v=3PAGLNSb-Ho