Suspendohen 6 policët që ikën nga sulmuesi

0
717

Policia e Kosoves

Sh. Hallaqi vazhdon të qëndrojë prapa grilave, për shkak të të shtënave me armë në brendësi të Stacionit Policor të Prizrenit të premten në mëngjes. Ndryshe nga Hallaqi që vazhdon të jetë në paraburgim, gjashtë policë të Stacionit Policor të Prizrenit vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ata dyshohen për neglizhencë, ngase nuk i kanë ndërmarrë masat e sigurisë kur Sh. Hallaqi me kallashnikov në dorë kishte hyrë në brendësi të Stacionit Policor të Prizrenit.

“Ata vetëm i kanë thanë leje leje armën dhe janë fshehur nëpër zyre”, tregon në një bisedë për “Zëri” drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu